Lajmet

Apple publikon detajet e shkarkimit të 50 miliardtë

May 17 2013
0 Shpërndarje
Apple publikon detajet e shkarkimit të 50 miliardtë

Appleka deklaruar zyrtarisht fituesin e garës për shkarkimin e aplikacionit të 50 miliardtë. Ai është Brandon Ashmore nga Mentor, Ohaio, i cili ka shkarkuar “Say the Same Thing” të Space Inch. Ashmore do të shpërblehet me 10 000 $ dhuratë për ti shpenzuar në App Store.

Në mënyrë më të detajuar mund të themi se Ashmore e shkarkoi këtë aplikacion ditën e mërkurë rreth orës 14:00. Kjo gjë u publikua menjëherë pas disa minutash në profilin e App Store në Twitter.

50 personat e parë që shkarkuan aplikacione menjëherë pas Ashmore fituan shumën prej 500 $ për ta shpenzuar në App Store. Në këtë mënyrë Apple arriti 50 miliard shkarkime unike duke përjashtuar këtu rishkarkimet apo përditësimet. Me këtë shifër Apple qëndron shumë pak para rivalit të tij i cili sapo deklaroi në Konferencën e Zhvilluesve I/O se Google Play Store ka arritur 48 miliard shkarkime aplikacionesh.

Apple gjithashtu deklaroi se në App Store shkarkohen rreth 800 aplikacione/sek që do të thotë gati 2 miliard aplikacione në muaj. Për të kaluar nga 25 miliard shkarkime në 50 miliard u nevojitën plot 14 muaj.

Aktualisht App Store ofron më tepër se 850 000 aplikacione për përdoruesit e iPhone, iPad dhe iPod Touch duke përfshirë 350 000 aplikacione për iPad. (PCWorld Albanian)

apple

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>