Lajmet

Apple publikon macOS High Sierra

Sep 26 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë ekziston një ndryshim i rëndësishëm. Bëhet fjalë për sistemin e ri të skedarëve të Apple i cili zëvendëson një sistem 30 vjeçar. Apple publikon macOS High Sierra

Versioni më i fundit i macOS është falas për tu shkarkuar në Mac App Store. Sistemi operativ desktop i Apple është lënë disi në hije krahasuar me homologun e tij mobil, dhe kjo nuk ka ndryshuar as me High Sierra.

Veçoritë e reja të iOS i bëjnë ndryshimet e macOS 10.13 të duken të pavlera, dhe janë kryesisht të aplikuara në infrastrukturën e sistemit operativ.

Megjithatë ekziston një ndryshim i rëndësishëm. Bëhet fjalë për sistemin e ri të skedarëve të Apple i cili zëvendëson një sistem 30 vjeçar.

Mund tu duket çmenduri por është ai sistem që nga ditët e para të Mac. Përditësimi do të jetë thuajse i paprekshëm për përdoruesit, por do të ndihmojë sistemin operativ të jetë modern për të ardhmen që po vjen me shpejtësi.

High Sierra sjell gjithashtu enkodim 4K të videove dhe shënon arritjen e Metal 2 me përmirësime grafike. Shfletuesi Safari dhe aplikacioni Photos janë përditësuar me bllokimin e reklamave dhe opsione të avancuara editimi respektivisht.

Ajo që ngelet për tu parë është numri i shkarkimeve krahasuar me versionin e kaluar duke qenë se nuk ka veçoritë joshëse të cilat mund të detyrojnë përdoruesit të përditësojnë sa më shpejtë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>