Biznes

Apple punëson CEO-n e Yves Saint Laurent për t’u angazhuar me “projekte të veçanta”

Jul 5 2013
0 Shpërndarje
Apple punëson CEO-n e Yves Saint Laurent për t’u angazhuar me “projekte të veçanta”

Apple ka punësuar CEO-n e markës së modës Yves Saint Laurent, Paul Deneve, duke e bërë atë zv. President të “projekteve të veçanta”, një pozicion që raportohet drejtpërdrejt tek CEO-ja i kompanisë, Tim Cook. Ky lajm është publikuar së fundmi nga Bloomberg.

Deneve, i cili mbante pozicionin e drejtorit ekzekutiv të YLS prej dy vitesh, pati një rritje rroge prej 34% vitin e kaluar.

Ai ka punuar edhe më parë për Apple si menaxher shitjesh dhe marketingu në sektorin Apple Europe nga viti 1990 deri në 1997, bazuar në të dhënat që gjenden në profilin e tij në LinkedIn.

Nga ana tjetër, Apple nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me përgjegjësitë që do të ketë ekzaktësisht Deneve. Gjithsesi, pritet që kompania të zgjerojë së shpejti linjën e produkteve që njihen me emrin “teknologjia që vishet”, ku përfshihet një orë inteligjente që mund të lançohet në fund të këtij viti. Kjo iniciativë vjen si kundërpërgjigjje ndaj Google Glass.

Deneve nuk është i vetmi emër i madh në Apple. Në një raport të Bloomberg, thuhet gjithashtu se Apple po përpiqet të punësojë edhe Pete Distad, i cili mban aktualisht pozicionin e Senior Zv. President në Hulu. Pozicioni i tij në Apple do të jetë përgjegjës për arritjen e negociatave me kompanitë mediatike. (PCWorld Albanian)

apple

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>