Biznes

Apple punëson një ekzekutiv të Adobe

Jan 4 2012
0 Shpërndarje
Apple punëson një ekzekutiv të Adobe

 

E deri së fundi divisioni ka qenë i udhëhequr nga Eddy Cue, Zëvendës President i Apple për Softuer të Internetit dhe Shërbime. Teresi ka qenë duke luajtur rolin e Zëvendës Presidentit dhe Menaxherit të Përgjithshëm pranë Adobe në positën e tij të mëparshme, ndërsa vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe ai ishte përgjegjës për produktet e Adobe që kanë ofruar “zgjidhje për reklmaues dhe publicist” duke përfshirë Adobe Online Marketing Suite dhe Digital Publishing Suite.

Më parë, Teresi ka qenë i punësuar në Quantcast ku ai ka shërbyer si CRO. Ai gjithashtu ka shërbyer dy vite si Zëvendës President me Përvojë pranë Rrjetit të Yahoo’s për Publicistë, e ky promovim i ka ardhur pas 5 viteve punë si Zëvendës President i Operacioneve të Shitjeve Globale të Yahoo. 

Në shtator, në një email të brendshëm të postuar nga Apple ishte thenë se Eddy Cue do të jetë pëgjejgës për programin iAd. Programi, që është lansuar në korrik të vitit 2010, ishte udhëhequr nga Andy Miller (themelues i Quatttro), i cili u largua nga Apple pasi iu bashkua Highland Capital në gusht të këtij viti. Apple ka blerë Quatttro’n pasi dështoi të blej AdMob, që u mor nga Google.

Rrjeti i reklamave është dizjanuar për t’iu dhënë reklamuesve një mundësi për të ofruar reklama atraktive para përdoruesve të pajisjeve si iPhone, iPod Touch dhe iPad. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>