Analiza

Apple raporton rënie të shitjeve të iPhone

May 3 2017
0 Shpërndarje
Por pavarësisht kësaj, të ardhurat nga iPhone u rritën me 1.2% ndihmuar nga rritja e çmimit mesatar të shitjes. Apple raporton rënie të shitjeve të iPhone

Apple raportoi një rënie surprizë të shitjeve të iPhone në tre mujorin e dytë të 2017-ës duke lënë të kuptohet se konsumatorët po presin iPhone e ardhshëm i cili përkon me 10 vjetorin e telefonit.

Kompania shiti 50.76 milion iPhone në tre mujorin i cili mbyllet më 1 Prill nga 51.79 milion një vit më parë. Analistët kishin parashikuar 52.27 milion iPhone të shitur për këtë periudhë.

Por pavarësisht kësaj, të ardhurat nga iPhone u rritën me 1.2% ndihmuar nga rritja e çmimit mesatar të shitjes.

10 vjetori i iPhone

E gjithë vëmendja është kthyer drejt iPhone të këtij viti i cili përkon me 10 vjetorin e tij. Zakonisht Apple prezanton modelet e reja çdo Shtator. Modeli i ri pritet të përmbajë ngarkim wireless, njohje 3D të fytyrës dhe ekran të lakuar.

Sakaq për tre mujorin pasardhës kompania ka parashikuar të ardhura prej 43.5 miliard dollar ndërsa analistët parashikojnë 45.6 miliard dollar.

Fitimi i kompanisë për tre mujorin e dytë ishte 11.03 miliard dollar nga 10.52 miliard që ishte një vit më parë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>