Analiza

Apple reagon ndaj përthyerjeve të iPhone 6 Plus

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Apple reagon ndaj përthyerjeve të iPhone 6 Plus

apple-speaks-about-bendgateApple më në fund po i jep një përgjigje skandalit më të fundit të kompanisë. Ditët e fundit shumë përdorues të iPhone 6 u shprehën se telefoni u tyre u përthye apo u shtrembërua gjatë përdorimit normal të tij, vetëm duke e mbajtur në xhep. Qarkulloi gjithashtu dhe një video ku një përdorues ushtron pak presion mbi telefonin me duart e tij dhe ai ndryshon formë.

Apple vendosi ti jepte fund këtyre fjalëve para se ato të merrnin përmasa më të mëdha. Ajo u shpreh: “Gjatë 6 ditëve të para të shitjes një numër prej 9 përdoruesish kanë raportuar tek Apple për shtrembërimin, përthyerjen apo krisjen e iPhonit të tyre 6 Plus. Kjo është diçka mjaft e rrallë dhe e vështirë për tu besuar pasi ky smartfon është ndërtuar me çelik, titanium dhe xhamin më të fortë në histori.” Apple ka shitur më shumë se 10 milionë iPhone 6 në fundjavën e parë të hedhjes në treg duke thyer kështu një rekord.

Ja çfarë tha zëdhënësi i Apple në deklaratën e plotë: “ iPhone-t tanë janë dizenjuar dhe ndërtuar për të qenë në të njëjtën kohë të bukur dhe të fortë. iPhone 6 dhe 6 Plus përbëhen nga një trup konçiz dhe tepër kompakt. Përveç metalit alumin, këta telefonë kanë dhe përmbajtje të konsiderueshme çeliku dhe titanium, përsa i përket ekranit ai është ndërtuar nga xhami më i fortë i parë ndonjëherë në industrinë e smartfonëve. Ne kemi zgjedhur pikërisht këto materiale të nivelit të lartë për të ndërtuar një strukturë solide, të fortë e të qëndrueshme. Kompania gjithashtu praktikon etapa testimi tepër rigoroze gjatë procesit të prodhimit. iPhone 6 dhe 6 Plus i kaluan me sukses të gjitha këto teste që vërtetuan se këta telefonë ishin gati për tu hedhur në treg. Vetëm 9 përdorues janë shprehur të kenë probleme të tilla, ata janë drejtuar direkt zyrave të Apple. Është normale që kompania jonë pranon çdo lloj ankese të bazuar dhe do jetë gjithmonë në gatishmëri të klientëve të saj.”

Kjo ishte një përgjigje shumë e shpejtë nga kompania Apple për një çështje e cila po fitonte shumë vëmendje në internet. Në të shkuarën Apple ka shumë mundësi ta injoronte këtë çështje ose do të priste pak kohë para se të përgjigjej. CEO i Apple, Tim Cook së fundmi ka ndryshuar politikat e komunikimit të kompanisë dhe ky është një shembull i qartë i këtyre ndryshimeve. Është interesant fakti se Apple po i përgjigjet një shqetësimi që vetëm 9 përdorues e kanë hasur, ndoshta ajo ka menduar se ky problem mund të ndikonte në shitjet e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>