Harduer

Apple, rifreskim linjës MacBook Pro

Sep 14 2011
0 Shpërndarje
Apple, rifreskim linjës MacBook Pro

E ndoshta për Apple kjo nuk po tingëllon mirë, sepse është një kompani që është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes. Megjithatë kjo kompani nuk do të mungoj as në këtë mes sepse sipas thashethemeve më të fundit, ajo është duke u përgatitur të paraqes një përditësim të ri për laptopët e saj të linjës MacBook Pro.

Sipas AppleInsider, që bazon raportin e saj në bazë të burimeve të afërta me Apple, thuhet se Apple po bëhet gati të shpalos modele të rifreskuara të MacBook Air më vonë gjatë këtij muaji, dhe në këtë mes thuhet se ka ndikuar edhe fakti që të mos pritet për gjeneratën e ardhshme mobile Core i të Intel që pritet të debutojnë në çerekun e dytë të vitit 2012.

Është e paqartë se çka do të ketë të re, megjithëse sipas të gjitha gjasave mund të përfshirjen e disa procesorëve të rinj në konfigurim. Momentalisht MacBook Air 15 inç apo 17 inç ofrohen me procesorin më të shpejtë Core i7 2820QM (katër bërthama, 2.3GHz, 8MB cache), kurse modeli 13 inç mund të porositet deri me një konfigurim që përfshin procesorin Core i5 dual-core 2.3 Ghz apo Core i7  dual-core 2.7Ghz. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>