Harduer

Apple rifreskon linjën MaceBook Air

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Apple rifreskon linjën MaceBook Air

Kjo kompani ka vendosur që pas një kohe të rifreksojë linjën e saj të produkteve MacBook Air, modelet 11 dhe 13 inç, që është përditiësimi i dytë pas nëntë muajsh. Edhe pse dizajni industrial nuk ka ndryshuar qysh prej gjeneratës së fundit, të dy modelet ecin tutje një shkallë më lartë, duke u pajsiur me Sandy Bridge Core i5 apo i7, porte Thunderbolt, tastiera të ndriçuara, dhe natyrisht OS X Lion.

11.6 inçëshi fillon me një çmim prej 999 dollarë dhe veçohet me 64GB SSD, 2GB RAM dhe 1.6GHz Core i5. Ndërsa në konfigurimin më të mirë, ky model kushton 1,199 dollarë, me dyfishim në RAM dhe magazinim.

13 inçëshi në anën tjetër fillon prej 1,299 dollarë, me 128GB SSD, 4GB Ram dhe 1.7 GHz Core i5 CPU. Modeli me konfigurimin më të mirë do të kushtojë 1,599 dollarë dhe do të sjellë 256 GB SSD e 4GB RAM si dhe procesorin e njëjtë. 

Por në anën tjetër pavarësisht këtyre konfigurimeve ju do të fitoni kartelë grafike Intel HD 3000, ueb kamerë FaceTime, dy porte USB 2.0, SD hapësirë për modelin 13 inçësh, WiFi 802.11n, Bluetooth 4.0. Të dy dallojnë paksa në aspketin e jetëgjatësisë së baterisë dhe rezulcionit. 11 inçëshi sjell rezolucion 1366 x 768 piksela dhe vlerësohet me një jetëgjatësi të baterisë prej pesë orësh, ndërsa 13 inçëshi ka një ekran me reozlucion prej 1440 x 900 piksela dhe premton deri në shtatë orë pune. Nëse dëshironi të paguani 100 dollarë shteës, ju mund të fitoni edhe Intel Core i7 me shpejtësi 1.8 GHz, për cilindo model. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>