Harduer

Apple rifreskon MacBook Pro 13 dhe 15-inç me procesorët e gjeneratës së 8-të Intel

Jul 12 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë çmimet bazë ngelen të njëjtat. Vitin e kaluar duhej të paguanit 300 dollarë më shumë për një procesor Intel më të mirë, konkretisht na Core i7 2.67Ghz në Core i9 2.9Ghz. Apple rifreskon MacBook Pro 13 dhe 15-inç me procesorët e gjeneratës së 8-të Intel

Apple përditësoi ditën e sotme MacBook Pro-t 13 dhe 15-inç me gjeneratën e tetë të procesorëve Intel.

Ato vinë me deri në 32GB RAM dhe 4TB memorie SSD. Modelet bazë fillojnë nga 1,799 dollarë për modelin 13-inç dhe 2,399 dollarë për modelin 15-inç.

Ndërsa modeli më i shtrenjtë kushton deri në 6,699 dollarë, ose 2,400 dollarë më shumë sesa MacBook Pro më i mirë i 2017-ës.

Megjithatë çmimet bazë ngelen të njëjtat. Vitin e kaluar duhej të paguanit 300 dollarë më shumë për një procesor Intel më të mirë, konkretisht na Core i7 2.67Ghz në Core i9 2.9Ghz.

Këtë vit Apple sjell dy opsione të reja. Ju mund të paguani 400 dollarë ekstra për 32GB RAM ose 3,200 dollarë për 4TB memorie SSD.

Ekziston një tjetër kompjuter i Apple që kushton po aq sa edhe MacBook më i shtrenjtë. Është Mac Pro me procesor me 12 bërthama 2.7Ghz, 64GB RAM dhe 1TB SSD. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>