Lajmet

Apple rikthen mbështetjen për Intel Atom

Nov 7 2009
0 Shpërndarje
Apple rikthen mbështetjen për Intel Atom

Për një kohë të gjatë Apple ka patur një sistem të mbyllur harduerësh, duke penguar kështu instalimin e OS X në kompjutera të tjerë. Megjithatë, kompani të vogla që shitnin kopje të lira të OS X janë shfaqur herë pas here, efundit prej tyre, do ta mbani mend që vitin e shkuar, Psystar. apple ka ushtruar zakonisht presion të mjaftueshëm ligjor për të mbyllur kompani të tilla, por të tjera janë shfaqur gjithmonë më pas.

Ndërtuesit individualë janë ndaluar të krijojnë pajisjet e tyre për OS X, çka ka krijuar gjithmonë irritim dhe zhgënjim mes atyre që kërkonin vetitë (kryesisht grafike) të Applë për një çmim më pak të kripur dhe disa prej tyre kanë krijuar dhe “Hackintosh”-ë , kompjutera standartë që punojnë me OS X.

Ndër krijimet më të suksesshme të kohëve të fundit janë Hackintosh-ët e netbookëve, kjo për arsye se ashtu si Linux, OS X është mjaft i lehtë në përdorimin e harduerit. P.sh. Snoë Leopard përdor vetëm rreth 225MB RAM; diçka që në Windows kemi rreth një dekadë pa e parë dhe një kërkesë e përsosur për një netbook.

Para pak ditësh qarkulluan fjalë në web se me OS X 10.6.2 Apple do të hiqte mbështetjen për Intel Atom në një përpjekjë për të eleminuar hackintosh-ët e netbookëve, por asgjë nuk është e konfirmuar deri tani. Pas një versioni beta ku mbështetja për Atom mungonte, paketa efundit, 10C535 rikthen mbështeten për këtë procesor.

Lajmet e fundit>