Lajmet

Apple rimodelon MacBook Pro

Jun 30 2009
0 Shpërndarje
Apple rimodelon MacBook Pro

Dizajni është gjithashtu më i lehtë për t’u servisuar.

Kemi parë modelin 2.53 GHz Core 2 Duo me 4GB DDR3 RAM dhe harddisk 320GB, me 5400 rpm. Portet, duke përfshirë gigabit ethernet, FireWire 800, dy USB, audio, hyrje dhe dalje, si dhe portin për ExpressCard/34, janë në anën e majtë. SuperDrive dhe Kensington, vendi për mbyllje gjenden në anën e djathtë. Me një peshë minimale prej 5.5 pound, është rreth 1 onc më i rëndë se modeli i vjetër.

Monitorin e gjerë 15.4 inç me rezolucion 1440-me-900 piksel, është kënaqësi ta shohësh. Brenda ka nVidia Hybrid SLI me dy GPU (njëri në pllakën amë, tjetri i veçantë). Mund të kaloni nga njëri tek tjetri për performancë më të mirë video ose kohëzgjatje më të mirë të baterisë.

Ka arritur një rezultat të respektueshëm, prej 93 pikësh në testin tonë WorldBench 6, falë nVidia GeForce 9600GT M GPU. Kohëzgjatja e baterisë është e ndërlikuar. Ne realizojmë testet tona në Windows, që do të thotë se nuk kemi mundur të testojmë MacBook në opsionin për kursimin e baterisë. Me konsum maksimal punoi për 1 orë e 45 minuta.

Paneli i lëvizjeve me madhësi prej 4.13-me-3-inç luan rolin e butonit. Është aq i madh sa që do të mësoheni të përdorni gjeste me duar në vend të gishtit për drejtim të kursorit. Sa i përket tastierës, tastet e sheshta përshtaten shumë mirë dhe pranojnë shumë shpejt komandat.

 

Lajmet e fundit>