Lajmet

Apple rrit limitin e shkarkim në App Store mbi valët celulare në 150MB

Sep 21 2017
0 Shpërndarje
Apple nuk e ka ndryshuar këtë kufizim që nga 2013-ta kur e rriti nga 50MB në 100MB. Me versionin e parë, iOS kishte 10MB limit. Apple rrit limitin e shkarkim në App Store mbi valët celulare në 150MB

Me debutimin e iOS 11, shkarkimi i aplikacioneve të madhësive të ndryshme do të jetë më i lehtë mbi një rrjet celular, kjo falë rritje së limitit.

Më përpara Apple kërkonte përdoruesve që qaseshin në një rrjet Wi-Fi për të shkarkuar aplikacione mbi 100MB në madhësi ndërsa ky limit tashmë është rritur në 150MB.

Ndryshimi i lajmëruar në uebsajtin e zhvilluesve të Apple vjen në një kohë kur kompania po sjell teknologji të reja për zhvilluesit e palëve të treta të cilët tashmë mund të ndërtojnë aplikacione të realitetit të shtuar ku objektet shfaqen në botën reale si në Pokemon GO.

Megjithatë 150MB ende është shumë pak për shumë lojëra por edhe aplikacione.

Apple nuk e ka ndryshuar këtë kufizim që nga 2013-ta kur e rriti nga 50MB në 100MB. Me versionin e parë, iOS kishte 10MB limit.

Sot shumë përdorues në vende të ndryshme të botës të iOS kanë plane tarifore pa limit, por kjo nuk mund të thuhet në Shqipëri. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>