Lajmet

Apple së bashku me FBI janë duke hetuar vjedhjen masive të fotove nudo iCloud

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Apple së bashku me FBI janë duke hetuar vjedhjen masive të fotove nudo iCloud

f96343fabb0a7cb04f852412e0d79f96d07a47e3Kompania Apple dhe FBI kanë hapur urgjentisht hetimet pas vjedhjes së fotove nudo të vipave përmes llogarive të tyre në iCloud.

Këto foto janë përhapur kudo në rrjetet sociale duke provuar dhe njëherë thënien se privatësia e askujt nuk është e mbrojtur. Në këto foto paraqiten yjet e ekranit,si Jennifer Lawrence dhe Kate Upton, të zhveshura.

Raportet tregojnë se imazhet janë vjedhur nga llogaritë personale në iCloud. Kjo vjedhje e dëmtoi shumë imazhin e gjigandit në Kaliforni. Zëdhënësja e Apple gjatë një konference për shtyp u shpreh se kompania e merr shumë seriozisht çështjen e privatësisë së përdoruesve dhe janë duke hetuar intenstivisht rreth kësaj çështje.

FBI i është bashkuar hetimeve. Një zëdhënës i këtij departamenti tha se FBI është në dijeni të kësaj gjendje të papranueshme dhe po bën përpjekje serioze për të zbuluar autorët e kësaj ngjarje. Shumë prej viktimave janë shprehur se do të ndërmarrin veprime ligjore për këtë shkelje të privatësisë.

Twitter, një nga rrjetet sociale ku janë publikuar këto foto, ka bllokuar disa llogari që kanë shpërndarë këto imazhe. Ekspertët kane këshilluar përdoruesit ti ruajnë fotot në mënyrë të sigurt duke përdorur enkriptim të avancuar dhe dy fjalëkalime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>