Analiza

Apple sërish tërheq vëmendjen

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
Apple sërish tërheq vëmendjen

Pse bota po i kushton kaq shumë vëmendje MacBook Pro, dhe nuk shikon pak sfidën mes laptopëve të Hewlett-Packard ose Dell?

Arsyeja është shumë e thjeshtë, Apple ka talent të jashtëzakonshëm për dizajn atraktiv.

Dhe lirisht mund të konkludojmë që Microsoft është nxitur pikërsisht nga kjo arsye, ku me tabletin Surface është përpjekur të sjellë dizajn të ngjashëm me atë të pajisjeve të Apple.

Por le të përqendrohemi për pak çaste tek Retina MacBook Pro. Kjo pajisje ka një dizajn që çdo prodhues i kompjuterëve personal do të mund ta arrinte.

Laptopi me madhësi 15 inçësh ka pasë shumë ndikim tek kompjuterët e tjerë personal. Dell shiti XPS 15z. HP e ka Envy 15. Por asnjëra nuk krahasohet me hollësinë prej 0.7 inçësh që e ka katërbërthamëshi Retina Pro.

Njëra prej pajisjeve që mund t’i afrohet deri diku është Visio 15.6 inçësh, që ofron rezolucion 1,920 me 1,080p.

Visio nuk është një prodhues tradicional i kompjuterëve personal. Ky brend njihet më shumë për prodhimin e televizorëve HD. Dhe për dallim nga Dell apo HP, Visio duket të jetë përqëndruar në një lloj tjetër të estetikës.

Nëse Viso do të ja dalë mbanë, mbetet të shihet. Dell shfaqi dizajne të larmishme dhe elegante në Adamo dhe Latitue z600, por asnjëherë nuk arriti të triumfoj.

Mirëpo, Apple ja arrin shumë mirë qëllimit, sepse di si të ofroj dizajne inovative sikur në rastin e MacBook Air (që ishte paraqitur në vitin 2008) duke e gjetur formulën e dizajnit si dhe kohën për reklama.

Dhe e tërheq tërë vëmendjen.

Por tani Apple ka rishpikur laptopin 15 inçësh, që ndërtohet në Air por shton një paraqitje të mahnitshme. Në anën tjetër, Retina është një gjë për reklamim, por është poashtu shumë pamje e vërtetë.

Kështuqë, a do të shohim diçka të krahasueshme nga konkurrentët e kompjuterëve personal? Sony do të mund të bënte një Vaio Z 15 inçësh ose Lenovo një ThinkPad X1 Carbon. Megjithatë, i mbetet kohës ta konfirmoj nëse të tjerët do të mund t’i konkurrojnë inovacionit dhe dizajnit mbresëlënës të kompanisë Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>