Lajmet

Apple sfidon hartat e Google

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Apple sfidon hartat e Google

Apple e shfrytëzoi Konferencën e vet Mbarëbotërore për Zhvilluesit, për të treguar përditësimet e softuerit të cilin e përdornin në demonstrim pajisjet iPhone, iPad dhe iPod touch, përfshirë teknologjinë e vet për harta të bashkuar me Siri dhe veçori të përshtatura për përdoruesit në Kinë.

Qindra përmirësime dolën në sistemin operativ iOS 6, para fundit të vitit teksa Apple vazhdon të sfidojë konkurrentit e vet softuerik Android, të fuqizuar nga Google.

Shefi i Apple, Tim Cook, filloi ngjarjen vjetore WWDC të ndërmarrjes nga Kalifornia për të treguar mundësitë e reja të ndërtuara në softuerë për pajisjet e veta që shiten mjaft shumë, si dhe llaptopëve MacBook , të cilët tani janë më të fuqishëm dhe më të hollë.

Apple largoi Google Maps nga iOS 6, duke hapur një front tjetër të luftës me prodhuesin e sistemit operativ Android.

Sistemi i ri operativ i ndërmarrjes Apple për iPhone dhe iPad përfshinë “një zgjidhje tërësisht të re për harta që nga fillimi dhe është e bukur,” i tha Scott Forstall i ndërmarrjes Apple turmës së njerëzve në San Francisko.

“Ne jemi duke e bërë vet tërë kartografinë. Ne po e mbulojmë tërë botën.”

Apple ka ”gëlltitur qindra miliona listime biznesore përreth botës,” shtoi ai dhe është ndërlidhur me shërbimin për konsumatorë Yelp, që përmbanë vëzhgime dhe vlerësime.

Megjithëse, hartat sjellin pak të ardhura drejtpërsëdrejti, ato zakonisht ofrojnë lidhje për prodhime dhe shërbime si restorante ose biznese.

“Ju tani mund të bëni një kërkim lokal edhe në Kinë,” tha Forstall, i cili shtoi që është paraqitur një përshtatshmëri e softuerit iOS 6 edhe për përdoruesit në Kinë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>