Biznes

Apple shet 10 milionë iPhone të rinj në vetëm një fundjavë

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
Apple shet 10 milionë iPhone të rinj në vetëm një fundjavë

tech-wood-iphone-size-videoSixteenByNine540Adhuruesit e Apple me pritshmëri të larta për shitjet e iPhone-ve të rinj, nuk janë zhgënjyer as këtë herë. Sot, kompania deklaroi se ka shitur më shumë se 10 milionë iPhone 6 dhe 6 Plus në tri ditët e para të daljes në treg. Këto shifra kalojnë dhe shitjet e vitit të kaluar, që arritën shifrat e 9 milionë iPhone-ve të rinj të shitur vetëm në fundjavën e parë të lançimit.

Ekrani më i madh i telefonit 4.7 inç për iPhone 6 dhe 5.5 inç për iPhone 6 Plus janë një ndryshim i konsiderueshëm kur krahasohen me iPhone-et e mëparshëm 4-inç. Rritja e numrit të shitjeve, tregon se është rritur kërkesa e konsumatorëve për telefonë me ekrane të mëdha. Sipas kompanisë kërkimore IDC, 20% e te gjithë smartfonëve të blerë në Kinë (tregu më i madh i smartonëve në botë) vitin e kaluar, janë 5inç ose më shumë. Shitjet e mëdha kanë tejkaluar dhe parashikimet e analistëve të financës, parashikimet e të cilëve arrinin shitjen e jo më shumë se 6.5 milion iPhone-ve gjatë fundjavës së parë.

iPhone mbetet burimi kryesor i të ardhurave të Apple, duke i sjell asaj 70% të fitimeve të përgjithshme. Nëse shitjet ecin me ritme po kaq të mira, rezultatet e fitimeve do të jenë më shumë se të pëlqyeshme për Apple. Megjithatë, disa analistë si Gene Mundter i Piper Jaffray thekson se shitjet e fundjavës së parë nuk janë një matës i mire i kërkesës së konsumatorëve.

iPhonët e fundit nuk patën suksesin e pritur në tregun më të madh; në Kinë, si pasojë e vonesës së lançimit të tyre atje. Kjo u bë për shkak të pritjes së aprovimit të rregulloreve Kineze që kompanisë Apple ju desh të merrte nga vendasit. Dalja në treg e dy iPhone-ve në të njëjtën kohë, ishte hera e dytë që ndodhte për Apple. Ju sjellim në vëmendje se edhe vjet, u lançuan në të njëjtën kohë iPhone 5S dhe iPhone 5C, me një çmim më të ulët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>