Analiza

Apple shet 2 milion iPad

Jun 1 2010
0 Shpërndarje
Apple shet 2 milion iPad

Paralajmërimi ka arritur pas debutimit të iPad në Evropë, Australi, Kanada dhe Japoni, ku turma të mëdha janë renditur gjatë ditës së premte për të blerë tabletin e ri medial, kurse në SHBA po hasen vështirësi me furnizime, ku nëse dëshironi dikush të blej një iPad online, duhet të pres shtatë deri në dhjetë ditë për të marrë porosinë dhe për të nisur dërgesën.

“Ne çmojmë lartë durimin e konsumatorëve dhe jemi duke punuar maksimalisht për të ndërtuar iPod të mjaftueshëm për secilin” tha shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs në një deklaratë të dhënë gjatë ditës së hënë.

Gjatë ditës së sotme Apple ka bërë të ditur se ka shitur 181.818 iPad çdo javë në 11 javët e shkuara qysh prej se filluan para-porositë me 12 mars të këtij viti në SHBA. Nëse shitjet vazhdojnë me të njëjtin ritëm, Apple do të shes 5.6 milion tjerë në 31 javët e mbetura për vitin 2010, duke arritur në total prej 7.6 milion iPad të shitur për një vit të plotë.

Por ky numër ka gjasa të rritet edhe më tej me zgjerimi ne shitjeve të Apple. Kjo kompani të hënën gjithashtu ka bërë të ditur se do të vazhdojë me debutimin e pajisjes në nëntë shtete tjera gjatë muajit korrik dhe në disa vende tjera gjatë këtij viti. Apple nuk ka specifikuar cilat do të jenë ato dhe sa do të jetë numri i shteteve pasuese që do të përcillen me debutimin e iPad.

Pavarësisht se shitjet e iPad janë rrugës për të arritur tetë milion njësi të shitura në kuadër të këtij viti, tableti nuk mund të arrijë punën e shkëlqyer të iPhone. Vitin që shkoi, Apple ka shitur mbi një milion iPhone 3GS vetëm në tre ditët e para të paraqitjes në treg të kësaj pajisjeje.

Lajmet e fundit>