Biznes

Apple shet më shumë se 1.7 milion iPhone në 3 ditë

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Apple shet më shumë se 1.7 milion iPhone në 3 ditë

iPhone 4 është paraqitur në shitje gjatë ditës së enjte në SHBA, Britani, Francë, Gjermani dhe Japoni. Kërkesat e mëdha për këtë model kanë shkaktuar mungesa në stok dhe turma të mëdha me blerës potencial para dyqaneve.

“Ky është lansimi më i sukseshëm i një produkti në historinë e Apple” tha Steve Jobs, shefi ekzekutiv i Apple. “Gjithashtu, ne u kërkojmë falje konsumatorëve që janë larguar për shkak se nuk ka pasur furnizim të mjaftueshëm”.

Disa dyqane madje kanë shitur tërësisht produktin brenda orëve. Analistët kanë thënë se Apple është duke pasur vështirësi në gjetjen e pjesëve të mjaftueshme për celularë,siç është rasti me mungesat e furnizimit për ekranin e ri.

Apple ka thënë se iPhone i bardhë që planifikohet të prodhohet është më sfidues sesa që është pritur në prodhim dhe nuk do të ofrohet në treg deri në fund të korrikut. Vetëm modelet e zeza janë paraqitur në shitje gjatë ditës së enjte.

Apple ka shitur më shumë se 1 milion njësi në tre ditët e para kur lansoi modelin paraprak të vitit të kaluar, 3GS. Kanada, Italia, Spanja dhe Zvicrra ishin në mesin e shteteve kur u bë lansimi, por Japonia nuk ishte.

Përveç ekranit me detaje më të mprehta, iPhone 4 veçohet me një trup më të hollë dhe ka një proesor më të shpejtë sesa modeli paraprak, e gjithashtu ka edhe disa veçori tjera.

Natyrisht nuk duhet lënë anash edhe problemet që u paraqitën me lansimin e iPhone 4, duke përfshirë telashet  me rrjet, si dhe problemet me disa njolla në ekran. Për sa i përket valëve të gjithë u irituam me përgjigjen e Apple kur vet Steve Jobs deklaroi se konsumatorët po e “mbajnë gabimisht” e në ditën kur u publikua raporti, diskutimet rreth këtyre problemeve ishin nën hije.

Lajmet e fundit>