Lajmet

Apple shkarkon fajtorin kryesor për dështimin me hartat

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Apple shkarkon fajtorin kryesor për dështimin me hartat

Pas dështimit me hartat në iOS 6, të cilat ishin projektuar për të hedhur në hije ato të Google-s, në Apple kanë vendosur të shkarkojnë fajtorin kryesor për këtë lëshim të madh.

Richard Williamson, menaxheri i cili ishte i ngarkuar për shërbimet iOS, është shkarkuar nga Eddy Cue, nënkryetari të lartë i kompanisë për shërbime të internetit.

Cue, i cili është i njohur si “rregullues” i Apple, muajin e kaluar mori përgjegjësinë për zhvillim të mëtejshëm të hartave.

Pasardhësi i Richard Williamson ende nuk është emëruar, njofton Blomberg dhe bën të ditur se i lartpërmenduri Cue kontaktoi me ekspertët nga TomTom, për ndihmë, në përmirësimin e precizitetit të hartave të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>