Lajmet

Apple shpall fituesit e çmimeve vjetore për dizajnin më të mirë

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
Apple shpall fituesit e çmimeve vjetore për dizajnin më të mirë

apple dizajnKompania Apple ka shpallur fituesit e këtij viti të çmimeve për dizajn më të mirë, ku vlerësohen aplikacionet në iOS që sjellin risi në teknologji, dizajn dhe inovacion.

Njëmbëdhjetë aplikacione janë zgjedhur këtë vit: WWF Together, Procreate, Badland, Yahoo! Weather, Letterpress, Ridiculous Fishing, Sky Gamblers: Storm Raiders, Coda 2, Evernote, Finish. and mosaic.io. Tek fituesit përfshihen dy aplikacione nga studentët zhvillues Ryan Orbuch dhe Michael Hansen për “Finish” dhe Ishaan Gulrajani, Alex List dhe Zain Shah për “mosaic.io”.

Apple gjithashtu njoftoi dhe tre fitues për bursa shkollore, të cilëve iu kërkuar të ndërtonin një aplikacion që përshkruante historinë dhe eksperiencën në vetëm 8 ditë. Fituesit janë 17 – vjeçari Louis Harboe nga Universiteti i Cikagos, 19 – vjeçari Bryan Keller që ndjek Kolegjin Marist dhe 13-vjeçari Puck Meerburg nga Deft, Holandë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>