Softuer

Apple shpalos iBooks 2 me përkrahje për libra interaktiv tekstual

Jan 19 2012
0 Shpërndarje
Apple shpalos iBooks 2 me përkrahje për libra interaktiv tekstual

Para se të shpaloset aplikacioni që tani është i gatshëm për iOS App Store, Schiller theksoi problemet me librat tekstual modern: Nuk janë portabil, të qëndrueshëm, interaktiv apo nuk mundë të përditësohen. Me fjalët e tij “iPad i plotëson këto”. 

Në formë më specifike, ai arrin ta bëjë këtë me iBooks 2 që sjellë libra tekstual me animacione interactive, diagrame, fotografi dhe video për student dhe mësues. Zëvendës presidenti i Apple për produktivitet softuerik Roger Rosner, mori skenën për të demonstruar veçoritë e reja të aplikacionit për libra tekstual, që përfshin një indeksim të përpunuar për kërkim më të lehtë, thumbnail të faqeve, kartela studimore virtuale, opsione të shumta për zgjidhje të pyetjeve për seksion dhe kuize për libra, dhe opsione për shikim në nivel portrait dhe landscape. 

Kur është në modusin landscape, libri tekstual mund të kalon prej një faqe në faqen tjetër me përmbajtje të integruar interactive – 3D modele, video dhe grafika. Studentët mund të klikojnë dhe afrohen në çfarëdo përmbajtje. Kur është në modusin portrait, përmbajtja ndahen: në secilën faqe, çfarëdo përmbajtje interactive kalon në anën e majtë, dhe teksti izolohet në një formë sikurse leximi në Safari Reader. 

Tash për tash për iBook 2 në iBookstore, ka vetëm 8 libra tekstual nga publicist si McGraw Hill dhe Pearson, ndërsa përkrahet si aplikacion vetëm për iPad. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>