Biznes

Apple shpalos, iCloud dhe versione të reja të Mac OS X dhe iOS

Jun 6 2011
0 Shpërndarje
Apple shpalos, iCloud dhe versione të reja të Mac OS X dhe iOS

iCloud zgjeron trendin e cloud computing, që i referohet idesë se përdoruesit e kompjuterit janë duke ruajtur më shumë informacione në “re” të internetit në vend të vet hard diskut të tyre. 

Të gjitha pajisjet Apple të një persioni – iPhone, iPad dhe Mac – sinkronizohen përmes wireless’it me Apple iCloud, duke i ofruar përdoruesit qasje në dokumentet e tyre, fotografitë, aplikacionet, kalendarët dhe e-mailat, prej cilitdo lokacion, jo prej një njësie specifike. 

“Ne mendojmë se kjo do të jetë gjë e madhe” tha Jobs, bashkëthemeluesi i Appe, që ka qenë në pushim mjekësor qysh prej muajit janar. 

Por shërbimi ka disa kufizime…

iCloud ruan një maksimum prej 1,000 fotografish për deri në 30 ditë. Përdoruesit mund të ruajnë vetëm 5 GB dokumente. Dhe në mënyrë për të sinkronizuar muzikën që nuk është blerë në Apple iTunes Store, përdoruesit duhet të paguajnë një taksë prej 25 dollarë në vit. Përveç kësaj, të gjitha muzika duhet të jetë në ofertë, si pjesë e katalogut të iTunes, duke nënkuptuar se këngët e rralla deh artisët nuk do të sinkronizohen me sistemin. 

Të gjitha shërbimet iCloud (përveç asaj për muzikë) janë pa pagesë 

“Kjo është hera e parë që kemi parë këtë në industrinë e muzikës” tha ai. iCloud është në ofertë për zhvilluesit që krijojnë aplikacione për produkte të Apple dhe për pronarët e pajisjeve mobile Apple që përdorin iOS 4.3 Shërbimi zëvendëson një produkt të vjetër të Apple që quajtur MobileMe, që kushtonte dhe kushton 99 dollarë  në vit. 

Ruajtjet në rezervë në iCloud bëhen në mënyrë automatike, në prapaskenë kur një pajisje lidhet me internet përmes Wi-Fi. Lojtarët e mëdhenj teknologjik si Amazon dhe Google, si dhe kompanitë më të vogla Dropbox, veçse operojnë shërbime cloud me veçori të ndryshme, kështu që Apple kësaj radhe nuk arriti të zbuloj ujin e nxehtë. Madje, Amazon tërhoqi vëmendje të madhe të medieve kur në mars bëri të ditur një lexues muzikor me bazë në cloud.

E kur të gjithë prisnin se versioni i radhës së iPhone do të paraqitet si zakonisht në WWDC, kjo nuk ndodhi. “Po të ishte hardueri truri i produkteve tona, atëherë softueri është shpirti. Dhe sot, ne do të flasim për softuerin” tha Jobs që ishte i veshur me uniformën e tij standarde, 

Analistët presin iPhone të ri në shtator

Përveç iCloud, kompania të hënën bëri të ditur versione të reja të sistemit të saj operativ Mac OS X Lion, që është sistemi operativ i kompanisë për laptop dhe desktop, e që do të ofrohet në muajin tjetër për një çmim prej 30 dollarë. 

Ky sistem operativ veçohet me “gjeste” të reja që bëjnë kompjuterin të punojë shumë ngjashëm sikurse tablet dhe telefona me ekran të ndjeshëm në prekje. “Nëse dikush dyshonte se iOS dhe OS X po bashkohen, atëherë përdorimi i trackpad’it për gjeste do të duhej t’ju bind. Është shumë eksperiencë e ngjashme me tablet. Por unë mendohem sesa do të merr kohë për tu mësuar me të?” tha Gizmodo gjatë transmetimit të eventit. 

Një version i ri i sistemit operativ mobil i të Apple, i quajtur iOS 5 pritet të paraqitet në vjeshtë dhe në mes tjerash pritet të shpalos paralajmërime të sistemit për iPhone dhe iPad.”Një qendër e paralajmërimeve” organizon paralajmërimet në bazë të aplikacioneve dhe këto paralajmërime paraqiten në maje të ekranit ku ato mund të injorohen me lehtësi. Momentalisht këto shfaqen në qendër të ekranit dhe pengojnë përdoruesin. 

Sistemi operativ mobil gjithashtu integrohet me Twitter, duke i mundësuar përdoruesve të cicërojë fotografi përbrenda aplikacionit të Kamerës dhe Hartave. 

“Ne dëshirojmë ta bëjmë më të lehtë për konsumatorët tanë që përdorin Twitter” tha Scott Forstall i Apple, gjatë konferencës së mbajtur në San Francisco.

Një aplikacion i ri i integruar i quajtur Reminders ju mundëson përdoruesve të krijojnë një listë me detyra, ndërsa një përditësim për sistemin e postës elektronike në iPhone dhe IPad do t’ju mundësojë njerëzve të krijojnë mesazhe me tekst bold apo italik, si dhe të enkriptojnë mesazhet që dërgojnë prej pajisjeve të tyre mobile. 

Një përditësim në aplikacionin e kamerës ju mundëson njerëzve të fotografojnë duke shtypur butonin e volumit përpjetë në pjesën anësore të iPhone apo ipad. Më parë përdoruesit duhet të hapnin kamerën për të bërë fotografi. Aplikacioni i ri gjithashtu ju mundëson përdoruesve të editojnë fotografi me lehtësi, duke simuluar veçori veçse të ofruara prej shumë zhvilluesve të aplikacioneve të palëve të treta. 

Përditësimet e iOS për herë të parë do të ofrohen përmes “ajrit” që do të thotë se përdoruesit që nuk kanë sinkronizim në pajisjen e tyre me kompjuterët në shtëpi, mund të marrin përditësimin edhe me këtë lehtësim. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>