Harduer

Apple shpalos MacBook Pro të rinj

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
Apple shpalos MacBook Pro të rinj

MacBook pro 13 inçësh veçohet me çipin e ri grafik Nvidia GeForce 320m, që është dizajnuar të sjellë 80% performancë më të mirë grafike dhe një jetëgjatësi të baterisë prej 10 orësh. Ky model në konfigurimin bazë arrin me 4GB RAM standard (që mund të shkojë deri në 8GB, HDD me kapacitet prej 250 GB dhe procesor 2.4 GHz Intel Core 2 Duo ose procesor 2.66 GHz Intel Core 2 Duo.

Tek modeli 13 inçësh gjithashtu do të gjeni ekranin LED bacilit me rezolucion 1280 x 800 piksela, web kamerë iSight, lexues e porte të ndryshme standarde për laptopë, trackpad me multitouch dhe tastierë të ndriçuar, e shumë çka tjetër.

Modeli më i madh ai 15 inçësh prezantohet me një ekran 15.4 inç LED Backlit me rezolucion 1440 x 900 piksela, procesor 2.4 GHz, 2.53 GHz Intel Core i5 ose 2.66 GHz Intel Core i7, 4GB RAM standard DDR3, kartelë grafike diskrete Nvidia GeForce GT330M me 256 ose 512 MB VRAM, HDD 320 GB ose 500 GB seria ATA, porte të ndryshme, kamerë iSight, multi-touch trackpad e tastierë me ndriçim, dhe gjëra të tjera.

Modeli i fundit ai 17 inçësh që ka pësuar një rifreskim ofron rezolucion 1920 x 1200 piksela dhe shumë veçori të ngjashme me modelin 15 inçësh, duke përfshirë edhe mundësitë për të zgjedhur procesor Core i5 ose Core i7. Apple ka theksuar se modelet e reja 15 dhe 17 inç Pro janë 50% më të shpejtë sesa modelet e tanishme.

Çmimiet për modelet e reja janë si vijon:

13-inç, 2.4 GHz: 1,199 dollarë
13-inç, 2.66 GHz: 1,499 dollarë
15-inç, 2.4 GHz: 1,799 dollarë
15-inç, 2.53 GHz: 1,999 dollarë
15-inç, 2.66 GHz: 2,199 dollarë
17-inç, 2.53 GHz: 2,299 dollarë

Lajmet e fundit>