Harduer

Apple shpalos produktin e shumëpritur iPad

Jan 27 2010
0 Shpërndarje
Apple shpalos produktin e shumëpritur iPad

iPad është një pajisje e re e trashë gjysmë inç dhe peshon vetëm 0.68 kilogram, e ka një ekran IPS LCD capative të ndjeshëm në prekje me madhësi 9.7 inç, dhe punon mbi procesorin e veçantë 1GHz Apple “A4” që është dizajnuar nga ekipi P.A. Semi, dhe si tërësi pajisja ofron 10 orë pune përmes një mbushje të baterisë apo një muaj nëse gjendet në modusin “standby”.

Pajisja do të ofrohet në madhësitë 16GB, 32 GB dhe 64 GB dhe ofron këto porte lidhëse: konektor 30 pinësh për dock, një altoparlantë, mikrofon, Bluetooth, 802.11a/b/gn WiFi dhe 3G si veçori opsionale, si dhe një akseleromterë dhe një kompas.

Gjithashtu ka një dock për tastierë, që lidhet nën orientimin portrait, pastaj ka përkrahje për dalje 1024 x 768 VGA dhe dalje 480p composite përmes kabllove të adapterit të dock-ut të ri, si dhe një shtojcë kamere që ju lejon të importoni imazhet nga kamera përmes USB-së apo drejtpërsëdrejti përmes një lexues kartelash SD.

Pajisja menaxhohet nga iTunes, apo lirisht mund të themi në një proces të ngjashëm me iPhone.

Çdo gjë sinkronizohet përmes Mac-ut tuaj. Siç është pritur, pajisja mund të lëshoj aplikacionet e iPhone, qoftë në një dritare piksel-për-piksel apo në një modus të pikseluar të ekranit të plotë, por zhvilluesit gjithashtu kanë synim edhe madhësinë e re të ekranit duke shfrytëzuar SDK-në e përditësuar të iPhone OS, që u ofrua gjatë ditës së sotme.

Secili iPad është i zhbllokuar dhe arrin me një GSM “micro-SIM”, gjë që nënkupton që pajisja mund të shfrytëzohet anembanë botës, ku ka operatorë mobil, pra edhe në Kosovë e Shqipëri.

Çmimet fillojnë prej 499 dollarë për versionin 16GB, 599 dollarë për 32GB dhe 699 dollarë për 64 GB. Shtimi i veçorisë 3G kushton 130 dollarë për version, ndërsa modeli vetëm me Wi-Fi do të ofrohet brenda 60 ditëve të ardhshme ndërsa modelet 3G do të arrijnë pas 90 ditëve.

Lajmet e fundit>