Harduer

Apple shton opsionet e ngjyrave për iPhone e 2018-ës

Jul 5 2018
0 Shpërndarje
Nëse i besojmë raportit, atëherë Apple do të prezantojë të paktën katër ngjyra të reja për iPhone e 2018-ës. Apple shton opsionet e ngjyrave për iPhone e 2018-ës

Këtë vit Apple pritet të lançojë modele me ekrane më të mëdha por edhe me shumë ngjyra.

9to5Mac duke cituar Ming-Chi Kuo parashikon që iPhone OLED me ekran 6.5-inç do të vijë në tre ngjyra: zezeë, bardhë dhe artë.

Por risia është tek modeli me ekran më të vogël, 6.1-inç LED i cili do të vijë në ngjyrë gri, bardhë, blu, të kuqe, dhe portokalli.

Nëse i besojmë raportit, atëherë Apple do të prezantojë të paktën katër ngjyra të reja për iPhone e 2018-ës.

Apple asnjëherë nuk ka nxjerrë në shitje një iPhone portokalli duke ruajtur linjën bardhë, zi dhe gri.

Në 2013-ën iPhone 5C me kapakë prej plastike kishte ngjyrat: jeshile, blu, verdhë, pink dhe të bardhë.

Nisur nga spekulimet e fundit, këtë vit kompania sjell tre iPhone të rinj. Një iPhone X “Plus” në mund ta quajmë kështu do të ketë ekran 6.5-inç ndërsa versioni standard iPhone X 6.1-inç.

Pritet edhe rifreskimi i iPhone me ekran 5.8-inç. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>