Lajmet

Apple shton sigurinë në aplikacionet iMessage dhe FaceTime

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
Apple shton sigurinë në aplikacionet iMessage dhe FaceTime

imessage-screenKompania Apple ka shtuar barrierat e sigurisë në aplikacionet e saj të komunikimit; FaceTime dhe iMessage. Shërbimet janë plotësuar me dy faktorë të rinj autentikimi sipas të cilëve nëse dikush përdor Apple ID dhe fjalëkalimin për të aktivizuar iMessage dhe FaceTime në një pajisje të re, atyre do të kërkohet dhe një kod pin marrë nga një pajisje e besueshme që është përdorur më parë.

Ju mund ta njihni sistemin përmes dy faktorëve të autentikimit të iCloud dhe këta faktorë të rinj do të aktivizohen automatikisht dhe për aplikacionet iMessage dhe FaceTime. Falë rritjet së nivelit të sigurisë në këto shërbime vështirësohet edhe puna e hakerave që tentojnë të vjedhin skedarë të rëndësishëm transferuar përmes iMessage. Hakerat nuk do të mund të pretendojnë më se janë përdoruesi përmes këtyre metodave të komunikimit.

Tani në momentin që ju hapni llogarinë tuaj në një pajisje të re duhet si fillim të ç’aktivizoni këtë llogari në pajisjen e vjetër, të shkruani fjalëkalimin e kërkuar dhe një pin të cilin do ta merrni nga pajisja ku ka qënë e përdorur llogaria. Ky është një hap i mirë për Apple dhe sigurisht përbën një lajm për përdoruesit e pajisjeve të kësaj kompanie. Barriera të tjera sigurie pritet tu shtohen shërbimeve të tjera në muajt e ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>