Harduer

Apple shtyn debutimin e HomePod në 2018-ën

Nov 17 2017
0 Shpërndarje
Apple prezantoi HomePod në Qershor. Apple shtyn debutimin e HomePod në 2018-ën

Apple ka shtyrë planet e HomePod për 2018-ën nga Dhjetori i këtij viti që ishte planifikuar fillimisht.

Lajmin kompania e dha ditën e sotme ku tha:

“Po presim me padurim të ofrojmë eksperiencën e HomePod por kemi nevojë për më shumë kohë përpara se ta dërgojmë tek konsumatorët. Shitjet e para fillojnë në SHBA, Britani dhe Australi në fillim të 2018-ës.”

Apple prezantoi HomePod në Qershor. Altoparlanti i cili mund të sugjerojë muzikë dhe të ndryshojë temperaturën e ambientit, është rival i drejtpërdrejtë i Amazon Alexa dhe pajisjeve Echo.

Lëvizja është e para në një hapësirë të re për Apple pas plot dy vitesh si kompania teknologjike më me vlerë në planet e cila shikoi teksa shitjet e iPhone po binin dita ditës dhe vërejti nevojën për të zbuluar mënyra të reja të gjenerimit të të ardhurave.

Asistenti dixhital i Apple, Siri, do të integrohet në boksin 349 dollarësh. HomePod ka madhësinë se 18 cm dhe është i mbuluar nga një rrjetë pëlhure. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>