Harduer

Apple shtyn prodhimin e iPad-eve me ekran më të madh

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Apple shtyn prodhimin e iPad-eve me ekran më të madh

Apple Inc CEO Tim Cook speaks about the new iPad Air during an Apple event in San FranciscoProdhuesit e Apple kanë shtyrë prodhimin e gjeneratës së re të iPad-eve për fillimin e vitit të ardhshëm, raportoi The Wall Street Journal sipas disa burimeve të afërta me kompaninë.

Prodhuesit kishin në plan të fillonin me prodhimin e iPad-eve me ekran më të madh me një volum të lartë në dhjetor, por duke qenë të detyruar të prodhojnë më shumë smartfonë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, e kanë shtyrë fillimin e prodhimit për tabletët.

Kompania Apple ka raportuar se vetëm fundjavën e parë të lançimit të iPhone 6 ajo ka shitur 10 milionë smartfonë. Foxconn Technology Co Ltd, e cila merret me prodhimin e iPhone-ve dhe iPad-eve, ka 200.000 punëtor në Kinë që ndërtojnë iPhone-t edhe kasat metalike.

Apple pritet të lançojë iPad-et e rinj në eventin që do të mbajë më 16 tetor. Furnizuesit kinezë mendojnë se iPad-et e rinj do të kenë ekran 12.9 inç liquid crystal me një rezolucion afërsisht të njëjtë me iPad Air e lançuar vitin e shkuar. Firma kërkimore IDC, u shpreh në gusht se kishte parashikuar një rënie globale të shitjeve të tabletave në vitin 2014, por nuk dihet nëse pjesë e këtij raporti kanë qenë dhe iPad-et që priten nga Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>