Vëzhgim

Apple shtynë debutimin ndërkombëtar të iPad

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
Apple shtynë debutimin ndërkombëtar të iPad

Apple ka shtyrë debutimin ndërkombëtar të pajisjes së re iPad sepse është paraqitur një kërkesë më e madhe sesa që është paraparë për këtë pajisje në Shtetet e Bashkuar atë Amerikës.

Në një deklaratë të postuar në web faqen e Apple, thuhet se Apple ka dërguar më shumë se 500.000 iPad qysh prej se është paraqitur në shitje në SHBA me 3 prill dhe kompania pret që kërkesat të mbesin të mëdha.

“Të përballur me kërkesën e madhe të befasishme në SHBA, ne kemi ndërmarrë një vendim të vështirë për të shtyrë debutimin ndërkombëtar të iPad për një muaj, deri në fund të majit” thuhet në deklaratë.

Debutimi i iPad, ishte paraparë që të jetë me 24 prill në Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjë, Zvicër dhe Britani të Madhe, por kjo nuk do të ndodhë dhe debutimi do të shtyhet deri në maj.

“Ne e dimë se konsumatorët tanë ndërkombëtar që dëshirojnë një iPad do të jenë të dëshpëruar nga ky lajm, por ne shpresojmë se ata do të jenë të kënaqur të kuptojnë arsyen. iPad po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në SHBA” thuhet postimin e Apple.

iPad siç e dini është një pajisje me ekran të ndjeshëm në prekje dhe që ofron Wi-Fi, e që në përgjithësi renditet në treg mes një laptopi dhe një smartphone. Modeli që tani ofrohet në tregun e SHBA-së lidhet në internet përmes një lidhjeje Wi-Fi. Më vonë gjatë këtij muaji Apple do të fillojë shitjen e një versioni të iPad që lidhet me webin përmes shërbimin wireless 3G të AT&T.

Lajmet e fundit>