Harduer

Apple shuan iPod nano dhe shuffle

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
Këta të fundit janë hequr nga dyqani online i Apple dhe së shpejti nuk do të shiten as në dyqanet fizike. Dy modelet do të vijojnë të luajnë këngë të shkarkuara nga iTunes. Apple shuan iPod nano dhe shuffle

Apple bëri të ditura planet e kompanisë për të vrarë iPod nano dhe shuffle. Ato ishin dy luajtësit e fundit të muzikës nga Apple që nuk janë përditësuar prej vitesh.

Lëvizja është pjesë e strategjisë së Apple për të thjeshtuar linjën iPod duke lënë vetëm modelin Touch.

Ky produkt i cili duket si një iPhone po pa mundësinë për tu përdorur si telefon, është përditësuar ndryshe nga nano dhe shuffle.

Këta të fundit janë hequr nga dyqani online i Apple dhe së shpejti nuk do të shiten as në dyqanet fizike. Dy modelet do të vijojnë të luajnë këngë të shkarkuara nga iTunes.

Kur debutoi në 2005-ën, shuffle konsiderohej inovativ edhe pse ekrani ishte më i vogël. Përdoruesit kishin hapësirë 2GB, sa për 500 këngë të ruajtura.

Po të njëjtin vit erdhi Nano, një zëvendësim i iPod Mini i cili mbante ekranin. Në kulmin e suksesit të tij kur debutoi modeli i gjeneratës së 7 në 2015-ën mund të ruante deri në 4,000 këngë falë memorjes prej 16GB dhe linjës prej 6 ngjyrash. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleiPod
Lajmet e fundit>