Lajmet

Apple: Shumica e problemeve të sigurisë zbuluar nga CIA janë adresuar

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
Wikileaks është rikthyer, këtë herë me mbi 8,700 dokumente burime i të cilave është Agjencia Amerikane e Inteligjencës CIA. Apple: Shumica e problemeve të sigurisë zbuluar nga CIA janë adresuar

Sipas dokumenteve CIA kishte informacion për probleme sigurie të cilat mund të përdoreshin për të hakuar iPhonët. Por Apple reagoi menjëherë duke thënë se shumica e tyre ishin mbyllur me versionin e fundit të iOS.

Dokumentet e Wikileaks nuk përmbanin detaje të dobësive apo nëse CIA i ka përdorur. Si rezultat nuk dihet sesi Apple i ka zbuluar apo adresuar këto probleme.

Megjithatë kompania nuk hezitoi të mbante qëndrim 24 orë pas publikimit të dokumenteve:

“Apple është e përkushtuar thellësisht ndaj sigurisë dhe privatësisë së konsumatorëve. Teknologjia e përdorur në iPhone ofron sigurinë më të lartë të disponueshme për konsumatorët tanë dhe jemi vazhdimisht të përkushtuar për të ruajtur këtë siguri. Produktet dhe softuerët tanë janë dizenjuar në mënyrë që të përditësohen sa më shpejt, dhe pothuajse 80% e konsumatorëve tanë kanë versionin më të fundit të sistemit operativ. Ndërsa analizat tona të para na thonë se problemet e sigurisë zbuluar nga Wikileaks janë adresuar, ne do të vijojmë të mbyllim hendeqet e ngelura të sigurisë. U kërkojmë konsumatorëve tanë të shkarkojnë versionin më të fundit të iOS në mënyrë që të kenë përditësimet më të fundit.”

Apple nuk është e vetmja kompani pajisjet e së cilës preken nga zbulimet e fundit të Wikileaks. Sipas dokumenteve të publikuara, CIA kishte zbuluar 24 probleme sigurie zero ditore në Android dhe një sulm të sofistikuar nëpërmjet televizorëve inteligjent quajtur “Weeping Angel.” Ky sulm bënte të mundur përdorimin e televizorit si një mikrofron për të regjistruar biseda dhe transmetuar ato në serverat e CIA-s. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>