Lajmet

Apple siguron konsumatorët kinezë që iPhone nuk është i rrezikshëm për privatësinë

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Apple siguron konsumatorët kinezë që iPhone nuk është i rrezikshëm për privatësinë

imageApple i siguroi konsumatorët kinezë që ndjekja e vendndodhjes në iPhone-ët e tyre nuk mund të identifikojë aktivitetin e individëve, një ditë pasi transmetuesi shtetëror televiziv kinez tha që softueri paraqiste një rrezik të sigurisë për përdoruesit. Funksioni i iPhone-it mund të grumbullojë të dhëna dhe mund të rezultojë në një zbulim të sekreteve shtetërore, raportoi Televizioni Qendror, duke cituar Ma Ding-un, që është drejtor i Institutit të Sigurisë Online në Universitetin Popullor të Sigurisë Publike në Kinë.

Si reagim ndaj kësaj, kompania Apple tha, në uebfaqen e saj në gjuhën kineze, që kurrë nuk ka “punuar me ndonjë agjenci qeveritare nga ndonjë vend për të formuar një derë të pasme në ndonjërin nga produktet ose shërbimet tona.” Funksioni ndjekës është përdorur për të shpejtuar aplikacionet e përgatitura për t’iu shfaqur përdoruesve të pajisjes iPhone lokacionin e tyre ose që t’i ndihmojnë në dhënien e udhëzimeve gjatë shëtitjes për t’iu shmangur ngarkesave në trafik. Ai mund të ndalet, tha Apple në deklaratën e saj.

Informacionet për vendndodhjen personale tani ruhen vetëm në telefon, të mbrojtura nga një fjalëkalim dhe nuk janë në dispozicion për palët e treta, tha kompania. “Ne e çmojmë përpjekjen e CCTV-së në ndihmën në edukimin e konsumatorëve në një temë për të cilën ne mendojmë që është e rëndësishme,” tha kompania në deklaratë, sipas një përkthimi në anglisht të ofruar nga Apple. “Ne duam të sigurohemi që të gjithë konsumatorët tanë në Kinë janë të qartë se çfarë bëjmë dhe çfarë nuk bëjmë kur bëhet fjalë për privatësi dhe të dhënat e juaja personale.”

Apple, Microsoft, Google dhe Facebook janë në mesin e kompanive amerikane të kritikuara pasi që kanë qenë pre e spiunazhit kibernetik dhe sulmeve të hakerëve. Tensionet janë shtuar pas padive nga prokurorët amerikanë kundër pesë zyrtarëve të ushtrisë kineze që janë futur në kompjuterët e kompanisë amerikane, si dhe zbulimet nga ish-kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>