Lajmet

Apple siguron patentën e “tundjes” së ikonave për zhvendosjen e aplikacioneve kudo në ekran

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Apple siguron patentën e “tundjes” së ikonave për zhvendosjen e aplikacioneve kudo në ekran

Apple ka fituar një patentë për krijimin e një sistemi që lejon përdoruesit e sistemit operativ për pajisjet mobile iOS të organizojnë aplikacionet.

Në qoftë se tashmë dispononi në pajisje me sistem iOS duhet të keni vënë re kur qëndroni gishtin për një kohë të gjatë mbi një ikonë të caktuar të gjitha ikonat fillojnë të “tunden”.

Ndërkohë që ato janë nën këtë efekt ju mund ti zhvendosni ato nëpër rreshta, shtylla apo faqe të tjera.

Gjithashtu mund të zgjidhni nëse doni ta fshini ose jo aplikacionin.

Patenta titullohet “Pajisje, metodë dhe ndërfaqe grafike për përdoruesin për menaxhimin e dokumentave”.

Patenta gjithashtu tregon një mënyrë për krijimin e dokumentave në iOS duke përdorur “rajonin e krijimit të dokumentit” në ekran.

Kjo patentë është krijuar nga Imran Chaudhri, punonjës i kompanisë Apple që prej vitit 1995 sipas profillit të tij në LinkedIn.

Aty nuk përcaktohet saktësisht pozicioni i tij në kompani, por shkruhet se ai “krijon gjera në Apple”. (PCWorld Albanian)

apple img

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>