Lajmet

Apple sjell mundësi përditësimi në iOS 6.0.1 me anë të Wi-Fi

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Apple sjell mundësi përditësimi në iOS 6.0.1 me anë të Wi-Fi

Apple ka sjellë përditësime për iOS 6 që nga lëshimi në mes të shtatorit. Version 6.0.1, i cili doli si përditësim pa pagesë, rregullon një numër të madh gabimesh, përfshirë dhe mundësi përditësimi me anë të Wi-Fi.

Rregullimi i Apple përfshin dhe instalimin e përditsuesit special “iOS updater” i cili fshihet nga pajisja pas përditësimit në 6.0.1.

Gjithashtu në përditësim përfshihet dhe problemi me “Exchange” i cili mund të fshinte të ftuarit nëpër evente të ndryshme nëse një përdorues nuk pranonte ftesën. Ky problem do të ishte i madh për disa kompani të cilat punojnë me axhenda dhe evente.

Rregullimet janë si më poshtë:

Problemi me përditësimin me anë të wireless.

Problemi me vijat horizontale anash tastierës.

Problemi që nuk u ndalte blici i kamerës.

Rregullon lidhjen e iPhone 5 dhe iPod Touch 5th me rrjete Wi-Fi WPA2.

Rregullon problemin i cili nuk i lejonte përdoruesit e iPhone të përdornin një rrjet celular në disa raste.

Rregullon problemin me “Passcode Lock” i cili ndonjëherë i linte përdoruesit që të merrnin vesh detajet e Passbook pa e hapur ekranin.

Rregullon problemin e eventeve “Exchange” meetings.

Sipas Apple, iOS 6 sjell rreth 200 mundësi të reja. Mes tyre janë dhe aplikacioni i ri i hartave të Apple, rregullime në Siri, dhe integrim i Siri-it me Facebook-un. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOS 6
Lajmet e fundit>