Lajmet

Apple sjell projektin iAd edhe për 9 shtete të tjera europiane

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
Apple sjell projektin iAd edhe për 9 shtete të tjera europiane

iad-producer-iconKompania Apple ka raportuar se iAd është tashmë në dispozicion edhe për 9 vende të tjera europiane. Ato janë: Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Suedia.

Pra kjo gjë e çon në 25 numrin total duke përfshirë këtu edhe vendet e tjera në Amerikën e Veriut, Europë dhe Azi. Apple thotë se vazhdon të mbështesë iAd për tu dhënë ndihmë programuesve që të kenë mundësi të fitojnë para. Kjo iniciativë nuk është se ka shtrirje e përhapje të gjerë dhe tani përdoret kryesisht për reklama në radion e iTunes.

Përdoruesit e këtij programi kanë raportuar rezultate më të këqija krahasuar me konkurruesit e tij. Gjithsesi, Apple po i përhap akoma më tepër nëpër shtete të reja dhe kjo gjë tregon që ajo se ka braktisur këtë projekt. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>