Lajmet

Apple: Snow Leopard më i mirë se Winodws 7

Jun 8 2009
0 Shpërndarje
Apple: Snow Leopard më i mirë se Winodws 7

Apple nisi WWDC-n e saj vjetore duke dërguar menjëherë një sulm drejt konkurrencës Vista dhe sistemit të ri nga Microsoft, Windows 7. Sipas Phillip Schiller, Windows 7 pritet të prëfshijë teknologjinë e njejtë me të metat që rrënuan Vista-n dhe iterimet e mëhershme të këtij Sistemi Operativ, siç janë skedarët regjistrues, DLL-t dhe UAC-t.

Schiller shpjegoi se Apple ka adoptuar një qasje tërësisht tjetër ndaj sistemit të tyre operativ, i cili do të dërgohet në “nivele më të larta” me Snow Leopard (SL). Ai shpjegoi se SL do të ofrojë rafinime të shumta (1.000 projekte), teknologji të reja e të fuqishme dhe përkrahje të shkëbimit.
Leopard gjithashtu do të përfshijë

  • 45 përqind kohë më të shpejtë të instalimit
  • 3D Përpunim për Dock
  • 6GB rikthim të hapësirës së diskut në një azhurnim
  • Kompresim të skedarëve të sistemit
  • Operacione të zakonshme që kryhen më shpejtë
  • Qasje më të shpejtë në postë
  • Windows “expose” – apo më mirë thënë mënyrë më e lehtë për bartje të të dhënave mes Windows

Apple gjithashtu shpalosi Safari 4, i cli me veçorinë e tij të re do të mundësojë që shtojcat të bllokohen, por të mos ndikojnë në punën e shfletuesit. Safari 4, që është bërë i gatshëm për shkarkim gjatë ditës së sotme, duket se do të funkionojë më shpejtë në Snow Leopard.
 

Përveç kësaj, Apple ofroi edhe një shikim të shkurtër mbi QuickTime X, që sipas të gjitha gjasave do të prëfshijë përpunim harduerik, transmeetim HTTP dhe sinkronizim të ngjyrave. Në fund, përfaqësuesit e Apple ofruan disa detaje të Open CL dhe Grand Central Station, që të dyja të dizajnuara për të përfituar nga avantazhet e sasisë së madhe të RAM-it dhe arkitekturës 64-bit.

Snow Leopard do të jetë i gatshëm për përdoruesit momental të Leopard, për 30$ gjatë muajit të shtatorit. 
 

Lajmet e fundit>