Harduer

Apple tablet do të paraqitet në shtator

Aug 3 2009
0 Shpërndarje
Apple tablet do të paraqitet në shtator

Një analist veteran, pretendon se ka parë dhe ka prekur pajisjen e hollë të Apple, të cilën dëshirojmë ta emërtojmë si iPod Touch. Sipas tij, produkti i ri do të paralajmërohet në shtator, dhe do të debutojë në nëntor me një çmim mes 699 dhe 799 dollarë. Siç kemi raportuar më herët, tablet PC (apo çfarëdo qoftë ajo që Apple dëshiron ta quaj) është gati të paraqitet por është duke pritur miratimin final nga shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs.

Sa i përket detajeve konkrete, analisti veteran kishte vetëm një gjë në mendjen e tij /saj për të thënë. “Makina më ka lënë përshtypje në paraqitjen e përmbajtjeve të definicionit të lartë. Është më mirë sesa eksperienca mesatare në filma, kur mbani këtë pajisje në dorën tuaj”.

Artikulli i publikuar nga ky analist anonim shkon edhe më tej duke deklaruar se industria e PC-ve është duke qëndruar në gjilpëra dhe se po pret të sheh çfarë po shpalos Apple. Sipas tij, prodhuesit e PC-ve kanë ndalur prodhimin e netbook-ve të gjeneratave të ardhshme për të parë se me çfarë po paraqitet Apple.

Interesant është fakti se kjo pajisje thuhet se do të jetë media-centrike me përzierje të Apple TV dhe në anën tjetër thuhet se do të mund të përdoret edhe si makinë për luajtje.

“Luajtja do të jetë në pjesë e rëndësishme e kësaj pajisje të re” tha Jon Peddie, udhëheqës i Jon Peddie Research, në Tiburon, Kaliforni.

Lajmet e fundit>