Biznes

Apple takohet me zyrtarët Turq për të sjellë tabletët në shkolla

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
Apple takohet me zyrtarët Turq për të sjellë tabletët në shkolla

Turkish-school-iPadsZëvëndëspresidenti i Apple për edukim, John Couch raportohet që është në bisedime me qeverinë turke e cila ka për qëllim të bëjë të pranishëm tabletët tek 15 milionë nxënës.

Faqja zyrtare e presidencës Turke postoi një fotografi dhe video të takimit të Couch me presidentin Abdullah Gül. MacRumors raporton që takimi kishte të bënte me programin prej 4.5 miliardë dollarë të shtetit Turk për tabletët.

“Apple thuhet se nxit nënshkrimin e kontratës, por negociatat janë ende në vazhdim e sipër,” tha burimi, duke shtuar që takimi trajtoi gjithashtu faqosjen e vecante të F-tastierës Turke në pajisjet që përdorin iOS.

Një tjetër burim sygjeroi që takimi – që nuk është i pari mes Apple dhe Turqisë në lidhje me futjen e tabletëve për edukim – nuk ishte aq pozitiv, ku zyrtarët qeveritarë kritikuan trajtimin e dorës së dytë që merr nga Apple.

Në veçanti, WorldBulletin.net raporton që Gül nuk ishte i kënaqur që produkteve Apple u duhet kaq shumë kohë të arrijnë në tregun vendas, madje kërkoi që Apple të hapë dyqane të autorizuara për shitje me pakicë për të përshpejtuar procesin.

Apple-Turkey

Presidenti turk Abdullah Gul (majtas) takohet me John Couch (djathtas)

Couch thuhet që refuzoi të marrë angazhime konkrete, por tha që do të flasë me CEO-n, Tim Cook në lidhje me këtë çështje në një të ardhme të afërt.

Turqia është vendi që ka njërën nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë dhe ka paraqitur programin e vet për tablet para më tepër se dy vite.

Shteti fillimisht premtoi që do të sillte tabletët për fëmijët në shkolla në nëntorin e vitit 2010.

Që atëherë, zyrtarët kanë qenë në kontakt me disa shitës të pajisjeve me Android vitin e kaluar.

Në një fazë, Turqia ishte në biseda me DataWind, që është prodhues i tabletit të Indisë Aakash që kushton 35 dollarë.

Në shenjat e para të një daljes së tabletëve në mbarë botën një vit më parë, qeveria bashkëpunoi me General Mobile dhe Samsung për të shpërndarë 12,000 tabletë në 52 shkollave. Kjo ishte pjesë e projekti të madh për të sjellë tabletët në 40,000 shkolla. (PC World Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>