Biznes

Apple do të adoptojë teknologjinë OLED për të tre modelet e telefonëve këtë vit

May 29 2018
0 Shpërndarje
Menjëherë pas këtij lajmi, aksionet e Japan Display ranë me 20% raportoi Reuters ndërsa Bloomberg tha se aksionet e Sharp ranë me 4%. Apple do të adoptojë teknologjinë OLED për të tre modelet e telefonëve këtë vit

Ndërsa Apple ka filluar tranzicionin nga LCD drejt teknologjisë OLED për iPhone e kompanisë, disa raporte thonë se dy nga tre telefonët do të kenë këto ekrane.

Megjithatë ka pasur spekulime se të gjithë telefonët e Apple këtë vit do të adoptojnë teknologjinë OLED.

Sipas medias Koreane ET News, Apple ka vendosur të adoptojë OLED për të gjithë telefonët.

Menjëherë pas këtij lajmi, aksionet e Japan Display ranë me 20% raportoi Reuters ndërsa Bloomberg tha se aksionet e Sharp ranë me 4%.

Kjo sepse Japan Display është furnizues me ekrane LCD i iPhone dhe ndërsa ka filluar të zhvendosë operacionet drejt OLED, ky proces do të nisë vetëm në 2019-ën.

Samsung aktualisht është furnizuesi i vetëm me ekrane OLED i iPhone X por raportohet se Apple ka investuar miliarda për të ndihmuar LG-në të matet me Samsung. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>