Harduer

Apple do të dizajnojë vetë çipet për Apple Watch dhe sensorët e shëndetit

Aug 16 2018
0 Shpërndarje
Tashmë një ekip brenda kompanisë ka nisur punën për zhvillimin e një procesori të përshtatur i cili gjurmon më mirë informacionin që vjen nga sensorët. Apple do të dizajnojë vetë çipet për Apple Watch dhe sensorët e shëndetit

Vitet e fundit kemi parë tek Apple gradualisht ka marrë nën kontroll krijimin e teknologjive nga palët e treta në duart e saj.

Sensorët e shëndetit pritet të jenë në shënjestrën e kompanisë.

Ora Apple Watch Series 3 vjen me një sensor optik të matjes së rrahjeve të zemrës dhe me disa komponentë harduerik për gjurmimin e aktivitetit fizik.

Tashmë një ekip brenda kompanisë ka nisur punën për zhvillimin e një procesori të përshtatur i cili gjurmon më mirë informacionin që vjen nga sensorët.

Duke ndërtuar procesorë vetjakë, kompania mund të shtojë funksionalitete dhe të rrisë efikasitetin duke mbrojtur njëkohësisht pronësinë intelektuale.

Kompania e cila pak ditë më parë kapi vlerën e 1 trilion dollarëve, dizajnon vetë çipet për iPhone, iPad, AirPods dhe Apple Watch.

Bloomberg ka raportuar në fillim të vitit se në planet e kompanisë është edhe dizajnimi i çipeve për kompjuterat Mac. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>