Biznes

Apple do të fillojë prodhimin e iPhone në Indi

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Apple ka në plane të fillojë prodhimin e iPhone në Indi që nga muaji Prill falë një marrëveshjeje të re me kompaninë Tajvaneze Wistron. Apple do të fillojë prodhimin e iPhone në Indi Photo Source: IDG

Vetë administrata e këtij qyteti ka njoftuar se Apple do të prodhojë iPhone në Bangalore. Lëvizja vjen në një kohë kur qeveria Amerikane nën drejtimin e Trump i ka kërkuar prodhuesit të iPhone të zvogëlojë importet e komponentëve në favor të një ekosistemi lokal prodhimi.

Apple nuk ka komentuar mbi lajmin por objektivat e kompanisë për të hyrë në tregun Indian i cili sapo ka përqafuar 4G-në kanë qenë të qarta. Shitjet e iPhone u rritën me 50% në 2016-tën.

Mbajtja e çmimit në vlera të ulëta është kritike për Apple. Kompania është bisedime me disa vende për të shitur telefonë të përdorur me kosto disaherë më të ulët. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>