Lajmet

Apple do të lançojë një abonim me pagesë lajmesh

Apr 17 2018
0 Shpërndarje
Ky shërbim do të sjellë të paktën 20 punonjës të Texture, kompanisë që Apple bleu pak javë më parë për ti integruar tek stafi i Apple News. Apple do të lançojë një abonim me pagesë lajmesh

Sipas një raporti të ri nga Bloomberg, Apple është duke planifikuar lançimin e një abonimi me pagesë lajmesh i cili do të vijë në formën e një aplikacioni të përditësuar të Apple Next vitin e ardhshëm.

Shërbimi do të ndajë të ardhurat e gjeneruara mes Apple dhe publikuesve dhe gazetave. Konkretisht Apple sot merr 15% të të ardhurave gjeneruar nga abonimet në App Store.

Ky shërbim do të sjellë të paktën 20 punonjës të Texture, kompanisë që Apple bleu pak javë më parë për ti integruar tek stafi i Apple News.

Texture operonte më shumë si një gazetë ku përdoruesit mund të aksesonin 200 gazeta në mbarë botën për 9.99 dollarë në muaj. Me 14.99 dollarë shërbimi sillte tituj javor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>