Harduer

Apple do të prezantojë një iPad të ri “më të lirë”

Mar 23 2018
0 Shpërndarje
Por hardueri nuk do të jetë pika më e fortë e iPad-it të ri sipas Bloomberg por sistemi operativ i përshtatur për shkollat dhe institucionet arsimore. Apple do të prezantojë një iPad të ri “më të lirë”

Sipas Bloomberg Apple do të prezantojë javën e ardhshme një version të ri të modelit fillestar të iPad.

Kompania mban një aktivitet më 27 Mars në Çikago dhe vetmja gjë që dimë është se do të fokusohet në tregun e edukimit.

Apple prezantoi një version të lirë të iPad në Mars të 2017-ës pa një konferencë për shtyp. iPad ngjan me iPad Air 2 dhe kishte ekran 9.7-inç Retina dhe procesor Apple A9.

Ky model kushtonte 320 dollarë për versionin 32GB. Si duket kompania do të prezantoi një version të ri të përditësuar.

Por hardueri nuk do të jetë pika më e fortë e iPad-it të ri sipas Bloomberg por sistemi operativ i përshtatur për shkollat dhe institucionet arsimore.

Ndërsa iPad-i duket një zgjedhje e mirë për një orë mësimore, Google ka arritur të fitojë zemrën e klasave me Chromebookët që fillojnë nga 179 dollarë.

Është raportuar gjithashtu se krahas një iPad kompania do të prezantojë një version më të lirë të MacBook Air. /PCWorld Albanian

Tags >

ipad
Lajmet e fundit>