Blog

Apple do të publikojë kodin e paraardhësit të Mac, Lisa

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Lisa debutoi në 1983 dhe ishte i pari me një ndërfaqe grafike dhe një maus. Çmimi prej 10,000 dollarësh bëri të shitjet e Lisa të ishin të dobëta në vetëm 10,000 njësi. Apple do të publikojë kodin e paraardhësit të Mac, Lisa

Kodi burimor i Apple Lisa, kompjuteri “prehistorik” i cili daton përpara Mac, do të publikohet bëri të ditur kompania.

Muzeu Historik i Kompjuterave tha se kishte marrë kodin dhe Apple ishte duke rishikuar.

Sapo kodi të jetë analizuar ai do të publikohet në 2018-ën. Kompjuteri me këtë sistem operativ u pa si një prej dështimeve më të mëdha të Apple.

Lisa debutoi në 1983 dhe ishte i pari me një ndërfaqe grafike dhe një maus. Çmimi prej 10,000 dollarësh bëri të shitjet e Lisa të ishin të dobëta në vetëm 10,000 njësi.

Mac, i cili ishte një version më pak i kushtueshëm dhe i përmirësuar i Lisa, u publikua në 1984.

Sistemi operativ pas Lisa u bë shkak që Apple të krijonte një prej produkteve më inovative në historinë e teknologjisë.

Madje Apple paditi Microsoft kur publikoi versionin e parë të Windows me pretendimin se firma kishte vjedhur teknologjinë e Lisa.

Lajmi për publikimin e kodit u prit me entuziasëm. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleLisa
Lajmet e fundit>