Lajmet

Apple tërheq padinë për shkelje të patentës ndaj Samsung Galaxy S III Mini

Dec 30 2012
0 Shpërndarje
Apple tërheq padinë për shkelje të patentës ndaj Samsung Galaxy S III Mini

Apple vs SamsungApple ka tërhequr akuzat e veta ligjore për shkelje të patentave ndaj Galaxy S III Mini, që është një smartfon me një treg mesatar për të cilën Samsung Electronics thotë që nuk është duke e shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një padi në Gjykatën e Qarkut për Kaliforninë Veriore gjatë ditës së premte, Apple tha që do të tërheqë kërkesën e vet për të përfshirë Galaxy S III Minin në një rast për shkelje të patentës kundër Samsung që është vendosur që të jetë në gjyq në vitin 2014.

Rasti është njëri nga shumë që janë duke u zhvilluar mes dy ndërmarrjeve në shumë shtete.

Kur Apple kërkoi që të shtojë Minin në raftin e vet, Samsung dyshohet që ka ngritur një kundërshtim ndaj asaj kërkese në të cilën thuhet se ndërmarrja Jug-Koreane nuk do të shiste Minin në Shtetet e Bashkuara. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>