Lajmet

Apple tërheq përditësimin e iOS 8 pas problemeve të shfaqura

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Apple tërheq përditësimin e iOS 8 pas problemeve të shfaqura

24bits-ios8recall-tmagArticlePërditësimi i ri i softuerit që Apple ka nxjerrë të mërkurën ka bërë të kundërtën e asaj që kompania kishte si qëllim të bënte, ku përveç problemeve të tjera, ka sjellë dhe çaktivizimin e shërbimeve telefonike për shumë iPhone.

Twitteri dhe uebfaqet e tjera me lajme teknologjike u mbipopulluan shumë shpejt me reagimet negative të përdoruesve, të cilët flisnin për eksperiencat e tyre pas shkarkimit dhe instalimit të iOS 8.0.1. Ky përditësim kishte për qëllim të rregullonte të metat e sistemit operativ të pajisjeve telefonike Apple, por nuk rezultoi se e përmbushte këtë qëllim. Përgjigja e kompanisë Apple ishte tërheqja e këtij përditësimi.

Kjo nuk është hera e parë që softuerët e kompanisë Apple shkaktojnë probleme në vend të përmirësimit. Por kjo është vërtet hera e parë që kompania ka tërhequr një “update”. “Ne jemi duke shqyrtuar atë që ka ndodhur dhe do t’ju japim informacion më të gjerë në lidhje me këtë gjë sa më parë të mundemi.

Ndërkohë e kemi tërhequr përditësimin iOS 8.0.1.” -tha Apple në një deklaratë. Ky problem duket se më shumë ndikon tek përdoruesit e iPhone-ve të fundit, pra 6 dhe 6 Plus, se sanë pajisjet me iOS të vjetër. Përdoruesit e Twitter-it gjithashtu raportuan se ky përditësim çaktivizoi dhe aftësinë e iPhone-ve të tyre për të njohur shenjat e gishtërinjve duke e vështirësuar zhbllokimin e telefonave.

Problemi me këtë përditësim është një ndër gjërat e pakta, pa të cilat prezantimi i produkteve të reja të Apple do të ishte një sukses gjigant. Kompania shiti 10 milion kopje të iPhone-ve të fundit fundjavën e shkuar, dhe ky produkt ka ngelur me pakicë në dyqane. Këtë fundjavë kanë filluar të shkruajnë gjithashtu për një deformim që i ndodh iPhone 6 Plus pas mbajtjes për një kohë të gjatë në xhep nga përdoruesit e tij.

Për më tepër, të martën është publikuar një video e një përdoruesi i cili e deformon aparatin e tij iPhone 6 Plus vetëm duke ushtruar forcë shtypëse me duart e tij. Prandaj blerësve të iPhone 6 Plus ju sugjerohet të kujdesen për iPhone-t e tyre kur i fusin ato në xhep. Ndërsa përsa i përket përditësimit të iOS 8, një këshillë e mirë për përdoruesit do të ishte të pritej pak kohë pas lançimit, para se të instalohej.

Përdoruesit që kanë shkarkuar iOS 8.0.1 mund të kthehen mbrapsht, tek versioni paraardhës, duke u lidhur me iTunes në një kompjuter. Detajet mund të gjenden në faqen iMore.com, një faqe kjo që i dedikohet lajmeve për kompaninë Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>