Harduer

Apple teston ekranin prej Safiri

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Apple teston ekranin prej Safiri

screen-shot-2014-07-07-at-6-51-55-pmMe sa duket kompania teknologjike Apple po teston ekranin e ri për iPhone, i cili ka në përbërjen e tij kristale nga guri i çmuar i Safirit. Ekrani i iPhone 6, siç paraqitet edhe në video është shumë i durueshëm dhe është thuajse e pamundur ta gërvishtësh ose ta thyesh.

Në video paraqiten prova të ndryshme, të cilat i bëhet këtij ekrani mbi cilësinë e tij. Personi në video mundohet ta thyejë ekranin në mënyrat nga më të ndryshmet ose ta gërvishtë me çelësa të makinës ose me thikë.

Megjithëse përpjekjeve të shumta të personit në video ky ekran, falë elasticitetit dhe durueshmërisë që zotëron nuk pësoi edhe gërvishtjen më të vogël. Kjo video ka tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe përdoruesve të iPhone, të cilët shprehen shumë të kënaqur me këtë risi e cila do të sillet nga kompania Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>