Lajmet

Apple thyen FaceTime në iOS 6, detyron përdoruesit të kalojnë në iOS 7

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Apple u godit ditën e Enjte nga një tjetër padi në gjykatë në Shtetin e Kalifornisë në SHBA. Më e fundit akuzon kompani se ka detyruar përdoruesit të kalojnë në iOS 7 duke bërë aplikacionin FaceTime të papërdorshëm në iOS 6. Apple thyen FaceTime në iOS 6, detyron përdoruesit të kalojnë në iOS 7 Photo Source: Apple

Sipas padisë, me këtë lëvizje Apple do të shmangte kostot e larta të të dhënave që paguante tek Akamai. Por iOS 7 e cila do të “lejonte” përdorimin e FaceTime ndikon ndjeshëm në performancën e modeleve iPhone 4 dhe 4S.

Në fillimet e veta FaceTime përdorte dy teknologji gjatë funksionimit: E para ishte komunikimi “peer-to-peer” duke transferuar të dhënat audio dhe video në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e dyta ishte metoda e quajtur “relay” e cila bazohej në serverat e palëve të treta për të transferuar të dhënat mes përdoruesve.

Kjo e fundit mundësonte 5 deri në 10% të telefonatave në FaceTime. Në 2012-tën kompania u shpall fajtore për shkeljen e patentave të VirnetX dhe teknologjisë së saj “peer-to-peer,” dhe Apple u detyrua ti kalonte të gjitha thirrjet me metodën tjetër.

Kjo bëri që kompania të paguante miliona dollar kosto tek Akamai. Çdo muaj përgjatë periudhës Prill 2013 – Shtator 2013, kompania shpenzonte 8.3 milion dollar.

Ekzekutivët e kompanisë kërkuan forma të tjera për të reduktuar kostot e larta. Kështu ata vendosën të përdornin përsëri teknologjinë “peer-to-peer” por pa shkelur patentat e VirnetX. Ishte iOS 7-ta e cila aplikoi ndryshimin.

Por problemi i kompanisë ishin përdoruesit e iOS 6 që akoma refuzonin të kalonin në iOS 7. Padia thotë se Apple ka imponuar me forcë përditësimin në iOS 7 duke bërë FaceTime të papërdoshëm në iOS 6.

Sipas padisë, Apple ka shkelur ligjet lokale duke aplikuar konkurrencën të pandershme./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>