Biznes

Apple thyen rekord të ardhurash duke raportuar 18 miliard dollar fitim gjatë tremujorit të fundit

Jan 28 2015
0 Shpërndarje
Apple thyen rekord të ardhurash duke raportuar 18 miliard dollar fitim gjatë tremujorit të fundit

AppleHQ2_204Apple sapo ka publikuar rezultatet e tremujorit të parë të të ardhurave dhe siç pritej ai ka qënë tepër i suksesshëm. Përkrah rekordeve të reja të shitjeve të bujshme të iPhone dhe iPad, Apple vendosi një rekord të ri dhe përsa i përket fitimit të kompanisë. Kompania raportoi një shifër fitimi prej 18 miliard dollarësh nga 74.6 miliard të ardhura në total. E thënë ndryshe, kjo shifër përbën 30% të të ardhurave vjetore duke e bërë këtë tremujorin më të suksesshëm në historinë e saj.

Përsa i përket produkteve, Apple shiti 74.5 milion iPhone, 21.4 milion iPad dhe 5.52 milion laptopë Mac. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, Apple ka shitur më shumë iPhone dhe Mac por më pak iPad. Apple e parashikonte një sukses të tillë dhe pse jo në përmasa kaq të mëdha.

Ndërsa Wall Street kishte parashikuar një shifër prej 63-66 miliard dollar të ardhura për Apple. Pavarësisht shifrave kaq të larta Apple qëndron me këmbë në tokë dhe për tremujorin tjetër ka parashikuar të ardhura 52-55 miliard dollar. Gjatë konferencës së mbajtur për bilancin e tremujorit, Tim Cook u pyet gjithashtu nëse në tre muajt e ardhshëm do të hidhej në treg dhe ora inteligjente e shumëpërfolur Apple Watch dhe ai u përgjigj se dërgesat e saj do të fillojnë në muajin Prill. (PC World Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>