Analiza

Apple u jep më shumë avantazhe zhvilluesve të aplikacioneve në iOS

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Apple u jep më shumë avantazhe zhvilluesve të aplikacioneve në iOS

iphone-5s-front-appsApple ka vënë në dispozicion një “microsite” (një hapësirë të dedikuar në një faqe interneti) posaçërisht për zhvilluesit e aplikacioneve që i ndërtojnë për sistemin e Apple për iPhone. “Microsite” që ofron Apple vë në dispozicion një numër burimesh rreth dizenjimit të aplikacioneve dhe mjeteve që mund t’u duhen zhvilluesve për këtë.

Koleksioni i videove, dokumenteve dhe manualeve duket se ka për qëllim që zhvilluesit jo vetëm që të ndihen rehat gjatë punës aty, por edhe që të fillojnë të mendojnë se çfarë mund të shtojnë në ndërfaqen grafike në iOS 7 e në versionet e ardhshme. Apple dëshiron të sigurohet që një ridizenjim i sistemit të mos jetë thjesht grafik, por edhe efektiv për përdoruesit. Gjithashtu, fakti që po jep liri për zhvilluesit, tregon se planifikon që sistemi të jetë më pranë përdoruesve, jo thjesht një rifresh vizual e grafik, por edhe të sjellë diçka të re për të kënaqur përdoruesit.

Ky “microsite” është i mbushur me tutoriale dhe video shpjeguese që janë marrë nga seria e videove iOS 7 Tech Talks që Apple ka postuar në dhjetor për zhvilluesit. Gjithashtu, një pjesë e materialeve vinin dhe nga Worldwide Developers Conference (WWDC – Konferenca Mbarëbotërore e Zhvilluesve). Apple mundohet ta bëjë akoma më të lehtë punën për zhvilluesit duke ofruar një numër të mirë dokumentesh kyç si burime për zhvillimin e aplikacioneve, përfshirë dhe manualet e iOS për Ndërfaqen Humane, Lista e gjërave që mund dhe nuk mund të bëhen në Dizenjimin e Grafikës së Përdoruesit dhe një Guidë për Tranzicionin e iOS 7.

Apple i ka dhënë shumë rëndësi kësaj risie aq sa ka prezantuar një sërë videosh promovuese për këtë. Videot janë shfaqur në ekrane të mëdha në qytetet në Kaliforni e gjithashtu edhe në disa televizione lokale në SHBA, veç reklamës në internet. Iniciativa është pritur mirë nga zhvilluesit për shkak të lehtësive që ofron për zhvillimin e mëtejshëm të aplikacioneve. Pritet që edhe përdoruesit e thjeshtë ta presin mirë këtë “microsite” dhe atë që mund të ofrojë për ta në të ardhmen.

Veç materialeve të sipërpërmendura nuk ka të tjera, por i gjithë koleksioni i materialeve të momentit është një burim i mirë që me siguri do të ndihmojë përdoruesit që të rafinojnë produktet e tyre dhe të jenë në të njëjtën vijë me ndryshimet vizuale më të fundit në sistemin e Apple. Për përdoruesit e thjeshtë që nuk janë zhvillues, “microsite” është një vend i mirë që t’i hedhin një sy zhvillimeve të reja në sistem, dizajnin e aplikacioneve dhe aplikacionet më të reja që janë në zhvillim e sipër. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>